Dielli do të buzëqeshë edhe nesër, temperaturat do të ulen në mesditë

Shqipëria

Dielli do të buzëqeshë edhe nesër, temperaturat do të ulen në mesditë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Moti i qëndrueshëm dhe me diell do të shoqërojë ditën e nesërme territorin shqiptar, ku në zonat malore do të ketë vranësira të herë pas herëshme.

Sipas MeteoAlb, pasditja do të rikthejë kthjellime në të gjithë Shqipërinë të cilat do të na shoqërojnë dhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga -5°C në 13°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2  ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat