“Të vjetrit” kritika kuvendit sot: Cilësia e parlamentarizmit lë për të dëshiruar

Shqipëria

“Të vjetrit” kritika kuvendit sot: Cilësia e parlamentarizmit lë për të dëshiruar

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:15
Kuvendi i Shqipërisë

Disa nga protagonistët e zhvillimeve politike të dy dekadave të para të demokracisë në Shqipëri kanë ende nostalgji për debatet politike të viteve të para të pluralizmit. Në këtë përvjetor jubilar me keqardhje ish-kryetarë Kuvendi, ish deputetët shprehen se cilësia e përfaqësimit në karriget e parlamentit ka pësuar regres.

Në 100 vjetorin e parlamentarizmit shqiptar disa nga protagonistët e zhvillimeve politike të dy dekadave të para të demokracisë në Shqipëri kanë ende nostalgji për debatet politike të viteve të para të pluralizmit. Në këtë përvjetor jubilar me keqardhje ish-kryetarë Kuvendi, ish deputetët shprehen se cilësia e përfaqësimit në karriget e parlamentit ka pësuar regres.

Sabit Brokaj: Parlamentet jo vetëm ky, por në vijim progresivisht kanë ulur nivelin.

Valentina Leskaj: Parlamenti sot nuk është në ditët e tij më të mira.

Paskal Milo: Sa i përket cilësisë së trupës legjislative është për të ardhur keq.

Kastriot Islami: Pritshmëria e publikut nuk është ajo që mendohej se do të ishte pas 100 vitesh.

Musa Ulqini: Me nostalgji unë kujtoj grupin parlamentar të PS 92-96 për çfarë përfaqësonin dhe çfarë bënë.

Pavarësisht se PS sot nuk është e hapur për një ndryshim sistemi, socialistët e vjetër mendojnë që zgjedhja direkt nga populli i deputetëve do të përmirësonte parlamentarizmin.

Servet Pëllumbi: Kur isha deputet jam zgjedhur me sistemin direkt, do ta preferoja këtë.

Valentina Leskaj: Unë jam një partizane e deputetëve të zgjedhur direkt nga populli.

Musa Ulqini: Duhet të ndryshojnë partitë politikë në mënyrën si i qasen, si e jetësojnë sistemin përkatës zgjedhor.

Pavarësisht se mendojnë që këshillat e tyre nuk do të dëgjohen nga politika sot, ato u tregojnë mazhorancës dhe opozitës cila është rruga e duhur për një politikë të shëndoshë pluraliste.

Servet Pëllumbi: Ti njohin mirë këto probleme, ti zgjidhin nëpërmjet dialogut, mirëkuptimit dhe jo nëpërmjet bojkotit, djegieve të mandatit apo protestave.

Sabit Brokaj: Të kuptojnë se janë përfaqësues të popullit dhe jo të kryetarit.

Valentina Leskaj: Do të dëshiroja që në politikë të vijnë të rinj që janë të angazhuar.

Kritikat e parlamentarëve të vjetër vijnë vetëm pak ditë pas marrëveshjes politike mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare për reformën zgjedhore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat