100 vjet parlamentarizëm, Murrizi: Sot deputetët, punonjës të partisë në kuvend

Shqipëria

100 vjet parlamentarizëm, Murrizi: Sot deputetët, punonjës të partisë në kuvend

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:47
Deputeti i PD për qarkun e Lushnjës Myslym Murrizi

21 janari i 2020 shënon dhe 100 vjetorin e parlamentit shqiptar.

Deputeti i PD për qarkun e Lushnjës Myslym Murrizi i ftuar në hapësirën  e intervistës në Ora Neës deklaroi se parlamenti i sotëm ka bërë hapa prapa në krahasim me atë të 1920.

Sot, thotë Murrizi, ligjvënësit nuk janë produkt i votës së qytetarëve por servilizmit ndaj kryetarit të partisë.

Murrizi: Në pasjen e demokracisë brenda parlamentit kemi bërë hapa prapa se sa parlamenti i 1920. Shpresoj që në 100 vjetorin e parlamentarizmit, ky parlament i sotëm të ketë kurajo që të dalë mbi veten, t'ju kthej sovranitetin sovranit të çojë të zgjedhurit tek zgjedhësit. Deputetët në atë kohë kanë qenë përfaqësues të trevave të ndryshme, sot prej ndryshimeve kushtetuese e ka vrarë demokracinë dhe e ka bërë të papërfillshme votën e qytetarëve në zgjedhjen e atij që vendos, bën ligje për qytetarët. Sot deputetët janë punonjës të partisë në kuvend, nuk janë nga vota e qytetarit por nga servilizmi ndaj kryetarit.

Ndërsa për sa i përket reformës zgjedhore, Murrizi shpreson që nga kjo marrëveshje të dalë një reformë dhe ti kthehet qytetarit e drejta e të zgjedhurit.

Sipas tij, në politikë nuk zgjidhet asgjë me bojkot dhe me braktisje.

Murrizi: Nuk ka asgjë të keqe që elita politike që të ulet në tryezë. Në 30 vite besoj se është kohë e mjaftueshme që ata që e drejtojnë këtë vend, elita politike duhet të ftillohen nga trutë e kokës që nuk bëhet asgjë me bojkot, as me braktisje e as me ikje. Shpresoj që nga ulja në tryezë të ketë një reformë, duhet prekur në themel kjo reformë. Është privuar qytetari nga e drejta e të zgjedhurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat