Zjarr i përmasave të mëdha në vargmalet e Moravës

Shqipëria

Zjarr i përmasave të mëdha në vargmalet e Moravës

Më: 21 janar 2020 Në ora: 17:16
Ilustrim

Ditën e sotme një zjarr i madh ka përshirë zonën pyjore të Çardhakut në Devoll.

Sipas kryetarit të Bashkisë Devoll zjarri ka rënë rreth orës 14:30 pas mesdite, ndërsa nuk dihen shkaqet e tij.

Eduard Duro thotë se kemi të bëjmë me pyje bredhi dhe ahu.

Ndërkohë është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse pasi nuk ka rrugë.

Në zonë janë dërguar vetëm forca njerëzore për të izoluar flakët.

“Zjarri ka rënë një zonë mjaft të lartë. Nuk ka asnjë rrugë për të çuar mjetet zjarrfikëse në zonë. Kemi nisur një grup punonjësish të MZSH Devoll për të bërë  izolimin e zjarri, por sërish nuk mund të fiket menjëherë.

Nëse zjarri nuk do fiket me forcat tona do kërkojmë ndihmë më lart” deklaroi kryetari i Bashkisë, Eduard Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat