Të rrezikosh çdo ditë jetën për tu shkolluar

Shqipëria

Të rrezikosh çdo ditë jetën për tu shkolluar

Më: 21 janar 2020 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Për qindra banorë të fshatit Drisht dhe fshatrave të tjerë të njësisë administrative Postribë në rrethin e Shkodrës, dërgimi i fëmijëve në shkollë dhe kryerja e punëve të përditshme është një sfidë më vete, pasi duhet të kalojnë në një urë me tela, e cila edhe emrin e ka të tillë, Ura e Telit.

“Kemi shumë frikë kur kalojmë këtë urë. Është shumë e rrezikshme, sidomos në dimër”, thonë fëmijët.

Madje, nuk kanë munguar as raste kur nga ura kanë rënë apo rrëshqitur fëmijë për shkak të hapësirave që krijohen nga thyerja dhe kalbja e dërrasave.

A2 kontaktoi edhe autoritetet lokale, të cilët edhe pse e pranuan problematikën e urës nuk pranuan që të flasin përpara kameras dhe as të japin ndonjë afat se kur mund të bëhet ndërhyrja për riparimin apo ndërtimin e një ure të re për fshatin Drisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat