“Anti-shpifja”, Luan Rama: Të hiqet dorë nga marrëzia! Komisioni Europian mendon si Meta

Shqipëria

“Anti-shpifja”, Luan Rama: Të hiqet dorë nga marrëzia! Komisioni Europian mendon si Meta

Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:17
Luan Rama

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, doli me deklaratë ditën e sotme lidhur me paketën “Anti-shpifje”, e kthyer nga Presidenti Ilir Meta, për rishqyrtim në Parlament.

Sipas tij, paaketa anti-shpifje, është një nismë që komprometon rëndë rolin e qeverisë në raport me të drejtën kushtetuese, të lirisë së shprehjes mediatike.

Ai tha se kufizimi i lirisë së shprehjes përbën shqetësim për shoqërinë shqiptare dhe se realiteti i sotëm është shumë më rëndë, nga çka ka qenë fillimi i medias së shtypit të lirë.

“Sjell në vëmendjen tuaj nga Komisioni Europian, cili i bën apel qeverisë shqiptare dhe Kuvendit, që ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese të Presidentit si një oportunitet, mundësi për të hequr dorë nga marrëzia, aventura, e cenimit dhe e kufizimit të lirisë së shprehjes. Më konkretisht zëdhënësja Ana Pisonero shprehet; Ne e kemi bërë të qartë se BE mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës për ligjin e medias. Ato janë të vlefshme dhe duhen adresuar. Fakti që Presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në parlament, e shohim si mundësi që të rishihet. Apeli është i qartë, mesazhi është i drejtpërdrejtë. Ndaj Kuvendi i Shqipërisë, ai palo Kuvend, në 100 vjet parlamentarizëm, ka mundësi që të shpëtojë imazhin e vendit”, u shpreh Rama.

Ai tha se që Shqipëria mos të tregohet me gisht si vendi i cenimit dhe komprometimit të lirisë së medias, Kryeministri, qeveria dhe maxhoranca janë në linjën e fyerjes, poshtërimit dhe kufizimit të lirisë mediatike, duhet të heqin dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat