I doli emri si personi që pinte kokainë në lokal, reagon kryebashkiaku Bulqizës: S’jam unë, është politike

Shqipëria

I doli emri si personi që pinte kokainë në lokal, reagon kryebashkiaku Bulqizës: S’jam unë, është politike

Më: 22 janar 2020 Në ora: 13:06
Lefter Alla

“Nuk jam unë personi në video, video është e montuar”. Kështu ka deklaruar në një prononcim për “News 24”, kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

“Video është e montuar. Po më sulmojnë politikisht. Nuk jam unë personi që shikoni në video duke pirë kokainë", ka deklaruar Alla.

Reagimi i tij vjen, pak pasi PD në një deklaratë për mediat, tha se personi i filmuar duke pirë kokainë në lokal ishte pikërisht kryebashkiaku socialist.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, sipas mediave, i emëruar nga Rama është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin.

Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.”- tha pak më parë, ish-deputeti Ervin Salianji, në një deklaratë nga selia blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat