Miliarderi spanjoll nuk trembet pas sulmit nga Kokëdhima, do të rikthehet në Shqipëri

Shqipëria

Miliarderi spanjoll nuk trembet pas sulmit nga Kokëdhima, do të rikthehet në Shqipëri

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:54
Foto

Verën e kaluar familja Galdon nga Spanja u ndesh me një situatë aspak të zakonshme kur u sulmua nga pronari i një lokali në jug të vendit.

Ngjarjen duket se ia kanë lënë të shkuarës dhe gjatë një takimi me Ministrin e Turizmit në Madrid premtuan se do të rikthehen në Shqipëri jo vetëm per turizëm, por edhe me një mision humanitar, të ndërtojnë një nga shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

 “Kur erdhëm hapëm derën e gabuar por gjetëm vendin e duhur. Jemi të prekur nga cfarë ju keni përjetuar nga tërmeti. Unë do të ndërtoj një shkollë në një nga zonat e dëmtuara. Ka shumë mënyra të ndryshme se ju mund të kontribuoni për vendin tuaj. Shqipëria është një atraksion i vërtet dhe ne kemi ndërmend të kthehemi shumë shpejt me anijet tona dhe të vizitojmë vendin tuaj të bukur.”

Klosi tha se takimi me familjen Goldon shërbeu edhe për të ndarë disa mendime mbi zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Incidenti me turistët spanjollë ndodhi më 18 gusht në Porto Palermo të Vlorës. Autori i sulmit Mihal Kokëdhima ndodhet ende në burg për akuzat “Kanosje”, Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat