Lirimi i të fortëve, avokatja: Sistemi në kolaps

Shqipëria

Lirimi i të fortëve, avokatja: Sistemi në kolaps

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:35
Denisa Daka

Avokatja, Denisa Daka, e ftuar në emisionin “Arena”, ka folur për lirimi ne të burgosurve përjetë apo me 25 vite burg, kohët e fundit.

Daka ka thënë se ligji nuk i favorizon, por këto janë akte individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Denisa Daka: Ne kemi një sistem të drejtësisë në kolaps, vettingu i keqmenduar, i keqadministruar na solli shumë probleme, nxori nga sistemi gjyqtarë profesionistë dhe prokurorë të aftë, ndërkohë na ka lënë në sistem dhjetëra gjytarë dhe prokurorë me probleme. Nuk besoj se e ka ligji, lirimin e të dënuarve, është atribut i gjyqtarëve dhe prokurorëve individualisht. Lirimi i të fortëve është jashtë kontekstit të hetimit dhe gjykimit normal, nuk i favorizojnë dispozitat në këto raste, por është një gjykim preferencial, mendoj se duhet të mbajnë përgjegjësitë e duhura, duhet të penalizohen për këtë rast, duhet të dalin nga sistemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat