“Blindohet” Vlora e Saranda, FNSH dhe agjentët e Antidrogës kontrolle për kapjen e personave të rrezikshëm

Shqipëria

“Blindohet” Vlora e Saranda, FNSH dhe agjentët e Antidrogës kontrolle për kapjen e personave të rrezikshëm

Më: 22 janar 2020 Në ora: 23:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Efektivë të maskuar të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpunim me agjentë të antidrogës, po ushtrojnë prej dy ditësh kontrolle në qytetin e Sarandës.

Sipas “BalkanWeb” forcat e FNSH kanë “blinduar” gjithë Sarandën dhe po kryejnë kontrolle në akset kyçe të qytetit bregdetar në mjete të ndryshme për armë dhe drogë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si dhe personave përdorues e trafikantë droge.

Aktualisht, po ushtrohen kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Spitalit”, ku po janë ndaluar për kontroll të imtësishëm një numër i madh mjetesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat