Greqi, një shqiptar arratiset nga burgu

Shqipëria

Greqi, një shqiptar arratiset nga burgu

Më: 23 janar 2020 Në ora: 08:06
Ilustrim

Një shqiptar është arratisur këtë të mërkurë nga një burg në Greqi, ku vuante dënimin.

Ngjarja është shënuar mesditën e djeshme në burgun e Kretës, ku i burgosuri ndodhej në orën e punës.

Ai ishte duke kryer punë bujqësore jashtë ambienteve të burgut në momentin që është arratisur.

Shqiptari vuante dënimin në burgun e Agias, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Autoritetet e shtetit fqinj dhe policia, kanë nisur kërkimet për gjetjen e shqiptarit, prej të cilit nuk ka gjurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat