Aksident i rëndë në Kombinat, makina përplas këmbësorin

Shqipëria

Aksident i rëndë në Kombinat, makina përplas këmbësorin

Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kombinat ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se i aksidentuari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Është shoqëruar edhe drejtuesi i mjetit ndërsa pritet sqarimi i rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat