Italia e vendosur: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut të çelen në mars

Shqipëria

Italia e vendosur: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut të çelen në mars

Më: 23 janar 2020 Në ora: 11:19
Edi Rama, Luigi Di Maio

Italia konfirmon mbështetjen e plotë në rrugëtimin europian të Shqipërisë dh rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama ministri i Jashtëm i Italisë,  Luigi Di Maio deklaroi se Italia do të vijojë negociatat për të bindur vendet skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në samitin e marsit

|Italia e Shqipëria synojnë të konsolidojnë më shumë raportin institucional në kontestin e partneritetit strategjik të konsoliduar gjatë 10 viteve të fundit. Konfirmojmë mbështetjen e plotë të Italisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë e të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Italia vazhdon të punojë thellësisht deri në nivelet më të larta për të arrirur në kohë sa më të shpejta vendimin pozitiv të hapjes së negociatave për Tiranën e Shkupin qysh në samitin e Këshillit të Europës të majit mars”, deklaroi Luigi Di Maio pas takimit me Ramën informon gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë në një vizitë zyrtare gjatë së cilës do të diskutohet dhe organizimi i konferencës së donatoreve për të ndihmuar Shqipërinë në funksion të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministrit iu rezervua një tryeze diskutimesh në Palazzo della Farnesina, në Romë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat