Kryebashkiaku i Bulqizës duke konsumuar kokainë? SPAK nis hetimet

Shqipëria

Kryebashkiaku i Bulqizës duke konsumuar kokainë? SPAK nis hetimet

Më: 23 janar 2020 Në ora: 12:05
Ilustrim

SPAK ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Hetimi kryesisht nis pas publikimit të një videoje, ku pretendohet se Alla konsumon kokainë.

Hetimet e SPAK për kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla do të zhvillohen për veprën penale ‘Mbajtje substancash narkotike’

Nga ana e tij Alla, mohon që të jetë personi në videon e publikuar në media, ndërsa akuzon selinë blu për montazh dhe shantazh.

Sipas nenit 283/b, krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen e dhe përdorimin e këtyre substanca, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatës, dënohet nga 3 deri në 7 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat