Pamjet duke pirë kokainë, PD: Lefter Alla sot duhet të shkarkohej nga Rama

Shqipëria

Pamjet duke pirë kokainë, PD: Lefter Alla sot duhet të shkarkohej nga Rama

Më: 23 janar 2020 Në ora: 13:15
Gent Strazimiri

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri thotë se sot Lefter Alla, kryebashkiaku i Bulqizës duhej të shkarkohej nga Rama sepse u kap në video duke pirë kokainë. Ai shkon më tej duke thënë se është faktuar tashmë që ai bashkëpunon me tregtarë dhe trafikantë të kokainës në Bulqizë.

Strazimiri thotë se as shkarkimi dhe as arrestimi i Lefter Allës nuk ka ndodhur pasi nga njëra anë Edi Rama e mbron, nga ana tjetër Rama ka kapur Drejtësinë.

"Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndaj tij ndjekjen penale për moskallëzim krimi, pasi është faktuar se kryetari i bashkisë bashkëpunon me individë apo grupe që tregtojnë kokainë.

Asnjëra nuk ka ndodhur nga këto të dyja, sepse Edi Rama i Bulqizës ka mbrojtjen e Edi Ramës së Tiranës. Kandidimi në 30 Qershor i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar është strategjia e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin", shprehet Strazimiri.

Më tej ai thekson se "Edi Rama i Bulqizës nuk është arrestuar ende, sepse Edi Rama i Tiranës e ka kapur drejtësinë. Prokurori që duhet të vepronte pret vettingun nga e motra e Belinda Ballukut, pret emërimin nga kunati i Mimi Kodhelit dhe i trembet inspektimit nga vëllai i Eglantina Gjermenit!  Të tre, në pozicionet më të rëndësishme të sistemit, të  emëruar në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme nga Edi Rama i Tiranës".

Kapja e drejtësisë dhe shndërrimi i Partisë Socialiste, në një strehë për horrat dhe banditëtsipas PD-së, janë dy prej plagëve më të mëdha që Edi Rama i ka shkaktuar vendit.

"Kura e vetme është ndarja e politikës nga krimi! Shqiptarët kanë të drejtë të mos qeverisen nga narkomanë të korruptuar dhe banditë.  Largimi i Edi Ramës së Tiranës, i Edi Ramës së Bulqizës edhe i çdo Edi Rame nga zyrat e shtetit është emergjencë kombëtare", përfundoi deklaratën Strazimiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat