Mit’hat Havari: Të dënuarit përjetë po lirohen si të ishin hajdutë lopësh

Shqipëria

Mit’hat Havari: Të dënuarit përjetë po lirohen si të ishin hajdutë lopësh

Më: 23 janar 2020 Në ora: 14:02
Mit’hat Havari

Lirimi i personave të dënuar me burgim të përjetshëm ka marre kritika të forta nga opinion publik dhe jo vetëm. I ftuar në emisionin “Arena” ish-drejtuesi i Policisë Mi’hat Havarit, nuk fsheh shqetësimin duke e quajtur dhe një situatë shumë të rrezikshme.

Mi’that Havari: ‘Dënimin me burg të përjetshëm e konsideroj të vdesësh në burg. Nuk e di çfarë thonë dispozitat por kështu ndodh në SHBA e Europë. Ose del kur je i sëmurë me kancer dhe është e vërtetuar katërcipërisht dhe jo si ajo mjekja e burgut të Peqinit që nxorri vrasësin me 5 vrasje në kurriz. Kur isha drejtor unë vrau një ndërtues dhe më pas vrau 4 oficerë policie. Në këto kushte në Shqipëri situatat janë jo fort të këndshme për shkak të reformës në drejtësi. Janë larguar deri tani 120 gjykatës e prokurorë të cilët u është provuar pasuri të pandershme. Pjesa që ka mbetur, duan dhe e bëjnë. Dhe ajo e gjykatës së Krujës ka dashur pa e bëri. Këta vrasës, njerëz të rrezikshëm kanë marrë jetë njerëzish dhe familjet janë qetësuar se kanë marrë burg të përjetshëm e s’do dalin më. Por ata sa dalin fillojne hakmarrjen dhe revashin. Për mua shoqeria shqiptare eshte e tronditur, unë vetë jam i tronditur. Ka drejtor policie që s’e ka problem se del një vrasës se ka ngrënë drekë me të, por ka problem Mitthat Havari. Psh një vrasës që është dënuar me burg përjetë dhe sot është në Peqin. Ai ka problem me mua. Siç u vra Artan Cuku."

Havari kujton se edhe pse kanë kaluar tre muaj ende nuk është gjetur personi I cili e ka kërcënuar në mes të rrugës me porosi nga një I dënuar përjetë.

Mit'hat Havari: "Tre muaj më parë një agresor më shqetësoi në rrugë. U bënë tre muaj dhe policia nuk e ka gjetur ende. Kishte marrë porosi nga burgjet ata që janë me burg përjetë. Dalja e tyre krijon pasiguri. Një gjykatës të nxjerrë një vrasës si të ishte një hajdut lope është shumë e rëndë.I dënuari me burg përjetë duhet të vdesë në burg. Këtu mbaron Këtu nis shteti dhe hidhen themelet e forta të shtetit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat