Rama mesazh pas vizitës në Itali: Faleminderit nga zemra për mbështetjen pas tërmetit

Shqipëria

Rama mesazh pas vizitës në Itali: Faleminderit nga zemra për mbështetjen pas tërmetit

Më: 23 janar 2020 Në ora: 14:23
Edi Rama dhe Giuseppe Conte

Kryeministri Edi Rama shpreh falenderime për homologun italian Giuseppe Conte dhe kryediplomatin e shtetit fqinj Luigi Di Maio, për mbështetjen e dhënë pas tërmetit.

“Faleminderit nga zemra Giuseppe Conte dhe Luigi di Maio për humanitetin që ju veçon në syutë e Shqipërisë në këto momente të vështira të tërmetit të nëntorit”, shkruan Rama.

Teksa publikon foto me ta, ai thotë se pa Italinë dhe gatishmërinë e saj për ndihmë, situata do të ishte e pakapërcyeshme.

Ndërsa gjatë takimeve u fol për organizimin e Konferencës së Donatorëve, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama informoi se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë, por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat