Bardhi: Rama duhet të shkarkojë nga detyra Mr. Kokainën e Bulqizës

Shqipëria

Bardhi: Rama duhet të shkarkojë nga detyra Mr. Kokainën e Bulqizës

Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:03
Lefter Allu

Qesharak e ka quajtur Gazment Bardhi reagimin e kryebashkiakut Lefter Allës, për të paditur ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, për arsye se ky i fundit publikoi në media videon ku kryebashkiaku i Bulqizës shfaqet duke konsumuar kokainë.

Ndërsa përmendi se Rama është në dijeni se përdoruesit e kokainës kanë lidhje me grupet kriminale,  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike theksoi se Kryeministri e ka për detyrë të shkarkojë menjëherë Lefter Allën nga detyra.

“Është qesharak dhe hilacak reagimi Lefter Allës për të paditur Partinë Demokratike pse media publikoi videon, ku ai provohet si përdorues i kokainës. Haluçinacionet nga përdorimi i kokainës apo mbrojtja nga shkarkimi prej Edi Ramës nuk e ndihmojnë dot. Edi Rama ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë politike ta shkarkojë menjëherë nga detyra Mr. Kokainën e Bulqizës. Edi Rama e di se një përdorues kokaine ka njohje dhe lidhje me grupet kriminale të shpërndarjes së saj”, u shpreh Bardhi.

Sipas Bardhit, përzgjedhja me emërimi që Edi Rama u ka bërë personave si Lefter Alla, Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku, Mark Babanit, Qerim Ismailajt apo Agron Malajt, është tregues i një qeverie që bashkëpunon me krimin.

“Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e Lefter Allës është bërë për shkak të cilësisë së tij si përdorues kokaine dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës. Fshehja pas përgjegjësisë individuale të Lefter Allës, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, Mark Babanit, Qerim Ismailajt apo Agron Malajt, është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin. Këta i ka përzgjedhur dhe emëruar Edi Rama. Ky është modeli dhe ekipi qeverisës që Edi Rama i ofron shqiptarëve! Pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë ndarje të politikës nga krimi”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat