Makinat e policisë me pamje të re, hapet tenderi - Bota Sot
Makinat e policisë me pamje të re, hapet tenderi

Shqipëria

Makinat e policisë me pamje të re, hapet tenderi

Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:52
Ilustrim

Automjetet e policisë pritet që ti nënshtrohen një ndryshimi për sa i përket pamjes së jashtme. Policia e shtetit ka hapur një tender me një fond prej rreth 5 milionë lekësh, me objekt “kërkesë për propozime” për dizenjim mjetesh. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 3 shkurt 2020. 

Kohëzgjatja e adesivëve me logot përkatëse të forcave duhet të kenë një garanci minimale 7 vite. Mjetet rrugore që do t’i nënshtrohen dizenjimit do të jenë mikrobusët 8+1. Konkretisht janë 82 mikrobusë 2x4, 48 mikrobusë 4x4 dhe 14 fuoristrada. 

Në makinat e shërbimit të policisë, konkretisht të atyre të rendit, RENEA dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë. do ndryshohet stema e policisë së shtetit në dy portat e para, stema e shërbimit, numri i telefonit dhe flamurit kombëtar. 

Fondi limit është 4,9 milion lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është brenda 1 muaji nga lidhja e kontratës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat