Video e kryebashkiakut duke thithur kokainë, gazetari Hoxha deklaratë pas dhënies së dëshmisë në Prokurori

Shqipëria

Video e kryebashkiakut duke thithur kokainë, gazetari Hoxha deklaratë pas dhënies së dëshmisë në Prokurori

Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:31
Artan Hoxha

Ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video ku shikohet kyrebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke pirë kokainë.

Ai ka folur para kamerave pas daljes nga prokuroria, ku ishte thirrur për të dëshmuar.

Gazetari Hoxha:

Dhashë informacion dhe rrëfeva gjithçka i duhet SPAK për të vijuar hetimet. Kam besim që SPAK do të bëjë punën e vet dhe do përmbushë pritshmërinë që kemi. Unë nuk kam lidhje me Salianjin dhe çështjen Babale.

Prokurorët më siguruan që do i shkojnë deri në fund asaj që parashikon legjislacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat