Kryemadhi: Koncesionari i Milot-Balldre ka falimentuar, pse s'ka zyrtar bashkie të arrestuar për tërmetin?

Shqipëria

Kryemadhi: Koncesionari i Milot-Balldre ka falimentuar, pse s'ka zyrtar bashkie të arrestuar për tërmetin?

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:26
Monika Kryemadhi

Nga Lezha, ku zhvilloi takimet me strukturat e LSI-së në kuadër të anëtarësimeve të reja, Monika Kryemadhi deklaroi se koncesionari i rrugës Milot-Balldren ka falimentuar.

Kryemadhi: Personi që ka fituar koncesionin për rrugën Milot-Balldre ka falimentuar ekonomikisht, është me fatura të papaguara me miliona euro. Ky koncesionar që në studimet e fizibilitetit të qeverisë shqiptare nuk kushton më shumë se 102 mln euro firmoset nga Edi Rama dhe falangat dhe segmentet e tij kriminale prej 350 mln euro. Me këto para mund të ndërtonte gjithë zonën e Thumanës dhe Laçit që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryetarja e LSI adresoi kritika ndaj prokurorisë jo vetëm për mungesën e hetimit të këtij rasti, por edhe për fushatën e arrestimeve për tërmetin e 26 nëntorit.

Në pranga, tha Kryemadhi, po shkojnë arkitektë dhe ndërtues, por ende asnjë punonjës apo kryetar bashkie as në Durrës dhe as në Tiranë.

Kryemadhi: Kjo prokurori, e cila para ca ditësh arrestoi nja 35 arkitektë dhe ndërtues por nuk pamë asnjë të arrestuar nga bashkia e Durrësit, as firmë ndërtimi të bashkisë së Durrësit. Nuk pamë të arrestuar as ndonjë punonjës të bashkisë së Turanës, apo kryetar bashkie të Tiranës, ku suvatë e ndërtimit të tyre ju ranë në kokë nxënësve. Kjo prokuori me dy standarde duhet të kuptojë shumë mirë që nuk mund të vazhdojë kështu pafundësisht sepse revolta popullore zien çdo ditë. 

Nuk është vonë për të ndryshuar dhe vendosur përballë drejtësisë çdo kriminel politik që kthen administratën publike në një vegël kriminale në funksion të bandave të krimit të organizuar, në funksionn të pastrimit të parave të krimit të organizuar dhe në funksion të trafikut të drogës që çdo ditë e më shumë po e rrënon Shqipërinë. Ky që mori timonin me brekushe dhe atlete nuk paska pasur hallin për të pasur timonin dhe tepsine për të drejtuar, por paska pasur hallin për të grabitur pronat, mundin dhe djerësën e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat