“Realizoi damkosjen”, Berisha e pranon se opozita dështoi në dy nga tre qëllimet e mëdha - Bota Sot
“Realizoi damkosjen”, Berisha e pranon se opozita dështoi në dy nga tre qëllimet e mëdha

Shqipëria

“Realizoi damkosjen”, Berisha e pranon se opozita dështoi në dy nga tre qëllimet e mëdha

Më: 23 janar 2020 Në ora: 22:25
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se opozita shqiptare ka dështuar në dy nga tre qëllimet e mëdha politike që prej djegies së mandateve dhe bojkotimit të parlamentit.

Sipas Berishës, opozita kishte tre qëllime; sensibilitetin kombëtar dhe ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri, rrëzimin e Edi Ramës, dhe bllokimin e zgjedhjeve vendore.

Por Berisha tha për dy qëllimet e fundit, opozita dështoi, ndërsa arriti të damkosë qeverinë e Ramës.

Pjesë nga deklarata e Berishës në emisionin “Opinion”:

Asnjë vendim ekstrem dhe të paprecedent të opozitës shqiptare, vendim kushtetues, por vendim ekstrem i opozitës. Jo vetëvrasje. Cilat ishin qëllimet e opozitës për këtë vendim? Përveç begraundit që aty nuk kishte një parlament real, ishin një sensibilitet më i madh shqiptar dhe ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri. Së dyti, rrëzimi i Edi Ramës, së treti një qeveri teknike që do çojë vendin në zgjedhje.

Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta, unë them se një gjë e realizoi, damkosjen. Po të mos qe kjo dhe të mos ishte Edi Rama ai që është, opozita futej në një rreth të kuq. Kjo nuk ndodhi, ta them me bindje këtë. Kjo nuk ndodhi se opozita përballej me një njeri që nuk njihte asnjë normë, asnjë standart. Por opozita nuk realizoi dot dy qëllime të tjera, rrëzimin e Ramës dhe bllokimin e zgjedhjeve.

Nuk ka diskutim që fitorja më e madhe e opozitës do kishte qenë rrëzimi i Edi Ramës. Për mendimin tim, opozita nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mosbindjen civile në shkallë të atillë që i jepte shkelmin Ramës përfundimisht. Asnjë faktor ndërkombëtar nuk do të merrte përsipër të mbronte Edi Ramën. Në rrafshin e përmasave ato ishin më gjigantet, protestat. Unë mendoj se opozita duhet të stacionohet në bulevard, me të ose mbi të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat