Protesta kundër keqtrajtimit të qenve

Shqipëria

Protesta kundër keqtrajtimit të qenve

Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:40
Pamje nga protesta

Nën moton: Të protestojmë për ata që nuk kanë zë, qytetarë të Tiranës, adhurues të katërputroshëve, personazhe publike si edhe aktivistë u mblodhën të premten kundër keqtrajtimit të kafshëve të rrugës nga bashkia e Tiranës.

Me sloganet “Ku janë fondet” dhe “Vrasës, vrasës” ata hodhën akuza kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili sipas tyre nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur kafshët e braktisura në rrugët e Tiranës, apo për të parandaluar vrasjet e tyre në Klinikën Veterinare në Kombinat. Protestës I janë bashkuar dhe qytetarë të huaj që jetojnë në Shqipëri.

Bashkia e Tiranës nëpërmjet agjencisë së mbrojtjes së konsumatorit ka në varësi spitalin veterinar në kombinat.

Edhe pse paguhen më shumë se 30 persona për sterilizimin e qenushëve pa familje dhe më pas të rikthehen në habitatin e tyre, metoda barbare e vrasjes së kafshëve ka detyruar për të disatën herë aktivistët të dalin në protestë. Qytetarët kanë ngritur dhe një padi penale ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat