Mastershefja turke vjen në Shqipëri

Shqipëria

Mastershefja turke vjen në Shqipëri

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ndër fitueset e mastershef Turqia ka ardhur në Shqipëri për të promovuar ëmbëlsirat e ndryshme. Ebru Baibra Demir demonstroi përpara të pranishmëve përgatitjen e sheqerpares.

Kuzhinierja speciale nga Turqia Ebru Baibra Demir surprizoi me ëmbëlsirat e saj në një workshop të organizuar prej ambasadës turke në Tiranë mbi traditën otomane.

Politikanë, përfaqësues të medias, e shumë miq kanë shijuar jo vetëm gatimet.

Bashkëshortja e ambasadorit turk Aishegyn Jork, këshilloi të gjithë njerëzit të hanë ëmbëlsira që të flasin ëmbël.

Aishegyn Jork: Ne frymëzohemi nga puna udhërrëfyese e zonjës Emine Erdogan, bashkëshortes së Presidentit tonë për ti shtrirë vlerat kulturore të Anadollit në një rrafsh global. Edhe ne në kuadrin e  veprimtarive tona në fushën e diplomacisë gastronomike vazhdojmë ti kujtojmë dhe ndajmë me motrat dhe vëllezërit shqiptarë kulturën dhe vlerat tona të përbashkëta në gastronomi. Në gjuhën turke ka një shprehje kuptimplotë "të hamë ëmbëlsira dhe të flasim ëmbël".

Mastershefja turke u shpreh se gatimi ndryshon jetën e njeriut dhe nëpërmjet ushqimit popujt bashkohen më shumë me njëri- tjetrin.

Erbu Baibra Demir demonstroi përpara pjesëmarrësve përgatitjen e sheqerpares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat