Ambasadori i BE-së në Tiranë: Zgjerimi është përparësi për BE-në

Shqipëria

Ambasadori i BE-së në Tiranë: Zgjerimi është përparësi për BE-në

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:35
Pamje nga takimi

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka përcjellë Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili takoi kryeministrin Edi Rama, ku folën për Konferencën e Donatorëve dhe procesin e hapjes së negociatave.

Soreca shprehet se vizita e Michel është një shenjë që zgjerimi është përparësi në politikat e BE-së. 

“Sapo përcolla Presidentin e Këshillit Evropian Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tiranë. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në. Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave”, shprehet Soreca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat