Kryebashkiaku që thith kokainë? Demalia: Një bori që do të pushojë si gjithë të tjerat

Shqipëria

Kryebashkiaku që thith kokainë? Demalia: Një bori që do të pushojë si gjithë të tjerat

Më: 24 janar 2020 Në ora: 20:15
Ilir Demalia

Videoja ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla shfaqet duke konsumuar kokainë në një ambient publik është në qendër të debateve politike dhe publike. Por për analistin, Ilir Demalia në një vend si Shqipëria, ky veprim nuk është ndonjë hata e madhe.

Në një lidhje me skype për Ora News, Demalia argumenton se videoja e bërë publike është "një bori  që do të pushojë si gjithë boritë e tjera".

Ilir Demalia: Shqipëria jeton vetëm në trafikun e  drogës dhe në trafiqe të tjera. Shqipëria është vendi i tretë për përdorim droge në botë. Ky fakt, pse një kryetar bashkie thith kokainë nuk është ndonjë gjë që të tronditë, ndonjë gjë që erdhi e papritur nga një vendi pastër, nga një vend me shtet ligjor dhe ndodhi kjo hata e madhe. Ne kemi njerëz që pinë drogë në parlament, ne kemi banditë në parlament, ne kemi kriminelë, trafikantë në administratë të shteti. Kështu që kjo është thjesht një bori tjetër që do të pushojë si gjithë boritë, sepse nuk zgjidh problemin. 

Por si zgjidhet problemi? Sipas Demaliajt, një reformë gjithëpërfshirëse dhe e hapur. Sipas tij, problemi kryesor është si ky kryebashkiak ka ardhur duke u bërë një zyrtar i lartë.

Ilir Demalia: Problemi duhet zgjidhur me një reformë zgjedhore jo në marrëveshje të dy forcave politike, opozitës së bashkuar dhe rilindjes, por një reformë zgjedhore që të jetë e hapur për të gjithë dhe të jetë garë dhe njerëzit të dinë çfarë do të zgjedhin.  Ky njeri nuk është puna se thithi një vizë kokainë, problemi është nga vjen ky njeri, si ka ardhur? Ky bëhet përfaqësues zyrtar i një qyteti dhe nuk është vetëm ky. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat