Basha: Rama ka dështuar sepse ka vjedhur shqiptarët

Shqipëria

Basha: Rama ka dështuar sepse ka vjedhur shqiptarët

Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:14
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa e cilëson këtë të fundit një bashkëpunëtor të padrejtësisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se Rama ka dështuar, ndërsa e fajëson kryeministrin si autor të situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti kanë shoqëruar Edi Ramën çdo ditë si kryeministër i Shqipërisë!
Edi Rama jo vetëm nuk i ka luftuar një ditë të vetme, por është bërë bashkëpunëtori më i afërt i padrejtësisë, varfërisë së shqiptarëve dhe korrupsionit galopant të ministrave të tij!

Ai është autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Edi Rama ka dështuar!”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat