Flet ish-presidenti: Ja kush ishte amerikani që qetësoi situatën pas 21 janarit

Shqipëria

Flet ish-presidenti: Ja kush ishte amerikani që qetësoi situatën pas 21 janarit

Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:57
21 janari i 9 viteve më parë

Ish-presidenti Bamir Topi ka dhënë një reflektim të tij për 21 janarin e 9 viteve më parë, kohë në të cilën u vranë në bulevard 4 persona, gjatë protestës së organizuar nga opozita socialiste e kohës.

I ftuar në emisionin Java në RTSH, Topi deklaroi se palët ishin në konflikt të hapur dhe se kanë qenë ndërkombëtarët ata që kanë ndërhyrë për uljen e tensioneve.

“Pas ngjarjes së 21 Janarit palët ishin në një konflikt të hapur. Polemikat ishin jashtë çdo etike në komunikim. Në atë periudhë është ngritur një komison hetimor parlamentar për të hetuar një puç. Në këtë moment ka pasur një ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar. Ka ardhur në atë kohë edhe ndihmës sekretari i SHBA, kanë qenë vizita që krijuan një shqetësim të madh tek ata. Duke iu rikthyer atyre momenteve, ulja e tensionit, rifillimi i funksionimit të institucioneve, erdhi si pasojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar”, u shpreh ish-Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat