Xhaçka: Lutemi, për sa më pak viktima nga tërmeti në Turqi - Bota Sot
Xhaçka: Lutemi, për sa më pak viktima nga tërmeti në Turqi

Shqipëria

Xhaçka: Lutemi, për sa më pak viktima nga tërmeti në Turqi

Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:18
Olta Xhaçka.

Pas tërmetit me magnitudë 6.8 në Turqi, ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në solidaritet me popullin turk që po përjeton  momente të vështira për shkak të tërmetit shkatërrues, përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka u lut që numri i viktimave të jetë sa më i pakët. Zyrtarisht deri tani raportohet për 14 viktima.

“Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie”.

“Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, ka qenë mesazhi i ministes Xhaçka.

Më herët reagoi edhe ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Shqipëria u shpreh e gatshme t’i rikthejë reston Turqisë, pas gadishmërisë dhe ndihmës që  ajo dha pak muaj më parë pas pasojave që la tërmeti me madhësi 6.4 në disa zonë të vendit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat