“Do të vras moj, do të q. r…”, gjykata jep vendimin për nënën e Sarandës

Shqipëria

“Do të vras moj, do të q. r…”, gjykata jep vendimin për nënën e Sarandës

Më: 25 janar 2020 Në ora: 06:13
Elisabeta Mita

Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 41 vjeçaren Elisabeta Mita, e cila u filmua duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e saj të mitur.

Pamjet u publikuan në mediat shqiptare duke shkaktuar një reagim të madh të opionit publik.

Gruaja ishte denoncuar për dhunë edhe nga bashkëjetuesi i saj gjithashtu.

Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Enkeleda Doda dhe prokuror Elidon Hysenaj, ndërsa është mbrojtur nga avokat Gjergji Imeraj.

Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa nuk ka qenë askush nga të afërm të të pandehurës në mjediset jashte gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat