Tragjike, fëmija 2-muajsh dërgohet pa shenja jete në spital

Shqipëria

Tragjike, fëmija 2-muajsh dërgohet pa shenja jete në spital

Më: 25 janar 2020 Në ora: 10:26
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kavajë, ku një fëmijë i mitur është dërguar pa shenja jete në spital.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se bëhet fjalë për një fëmijë vetëm 2 muaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bago të njësisë Administrative Synej në rrethin e Kavajës.

Burime nga spitali i Kavajës bëjnë me dije se foshnja ka ndërruar jetë në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Më pas prindërit e tij, në orën 07:00 janë paraqitur në spitalin e Kavajës për të marrë skedën e vdekjes gjë që nuk kanë mundur ta marrin dot.

Mjeku i familjes, ai që ligjërisht, firmos e vulos skedën e vdekjes nuk e ka lëshuar pa mësuar shkakun e vdekjes.

Në këto kushte foshnja është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit (pasi Kavaja nuk e ka një të tillë) ku do ti nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkencërisht shkakun e vdekjes.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka humbur jetën i mituri. Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat