Tërmeti në Turqi, Rama: I jemi pranë popullit turk

Shqipëria

Tërmeti në Turqi, Rama: I jemi pranë popullit turk

Më: 25 janar 2020 Në ora: 12:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas tërmetit 6.8 ballë që goditi Turqinë.

Përmes një mesazhi, Rama shpreh mbështetjen e tij ndaj popullit turk në këto momente të vështira duke e cilësuar tërmetin si një fatkeqësi të trishtueshme ku janë shënuar edhe viktima.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shprehet Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat