Sizmiologu grek parashikoi tërmetin në Turqi, në hartën e rrezikshmërisë ka edhe një pullë të kuqe mbi Shqipërinë

Shqipëria

Sizmiologu grek parashikoi tërmetin në Turqi, në hartën e rrezikshmërisë ka edhe një pullë të kuqe mbi Shqipërinë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 12:59
A është ky një paralajmërim?

Tërmeti shkatërrues në Turqi u paralajmërua nga sizmiologu grek Gerasimos Huliaras. Mëngjesin e së premtes në orën 8.20 me orën greke, rreth 12 orë para se lëkundjet të shkatërronin disa zona në lindje të Turqisë sizmiologu, i cili vazhdimisht ndan me ndjekësit postime për sizmiologjinë, kishte shkruar:

“Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 Rihter”.

Megjithatë në harëtn që ai ka publikuar, me rrezikshmërinë e tërmeteve, ka një pullë të kuqe edhe mbi Shqipërinë. Urojmë që ky të mos jetë një paralajmërim për ne, dhe i bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore, të kontaktojnë me sizmiologun grek për të marrë më shumë të dhëna…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat