VV në Shqipëri mbështet protestën e minatorëve të Bulqizës në Tiranë

Shqipëria

VV në Shqipëri mbështet protestën e minatorëve të Bulqizës në Tiranë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri i mbështet kërkesat e minatorëve të Bulqizës, si dhe protestën që Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, organizon këtë të diel, në Tiranë në ora 11:00 te Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas VV në Shqipëri, Ministria e Financave nuk është duke i dhënë përgjigje sindikatës së minatorëve për kontratën kolektive, ndërkohë që Inspektoriati i Punës nuk ka ndërmarrë masa ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të punëtorëve dhe të Kodit të Punës.

“Rikujtojmë se 27 punëtorë kanë humbur jetën në galeritë e minierave të Bulqizës dhe Martaneshit prej vitit 2014, dhe shumë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda në punë. Ndërkohë kompania koncesionare “AlbChrome” ka hequr nga puna 4 minatorë sindikalistë, dhe ka kërcënuar shumë të tjerë me pushim nga puna vetëm për shkak se janë organizuar e bashkuar në sindikatë - një e drejtë e tyre kushtetuese.Pasuritë nëntokësore të Shqipërisë janë pasuri publike. Shkeljet e të drejtave të minatorëve janë shkelje mbi të gjithë shqiptarët. I bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë protestë në solidaritet me minatorët e Bulqizës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat