Kapet në Gjermani i dënuari me burg, kush është shqiptari i kërkuar. Krimi që bëri 8 vite më parë

Shqipëria

Kapet në Gjermani i dënuari me burg, kush është shqiptari i kërkuar. Krimi që bëri 8 vite më parë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:11
Ilustrim

Një tjetër i kërkuar, i dënuar për vjedhje me dhunë nën kërcënimin e armëve, bie në pranga falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana dhe autoriteteve policore gjermane.

Policia ben me dije se ne pranga ne Gjermani eshte vene shtetasi Elton Sako, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policise, ai më bashkëpunim me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën “Qemal Stafa”, ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

NJOFTIMI 

Kapet në Gjermani dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, 37-vjeçari i dënuar me 9 vite burg.

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Elton Sako, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 9 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi Elton Sako, në bashkëpunim me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën “Qemal Stafa”, ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Policisë Gjermane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 37-vjeçarit me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat