Ekstradohet nga Gjermania një shqiptar, idënuar për vjedhje

Shqipëria

Ekstradohet nga Gjermania një shqiptar, idënuar për vjedhje

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Është ekstraduar  nga Gjermania Elton Sako, i dënuar për vjedhje me dhunë nën kërcënimin e armëve

37 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana për një grabitje të ndodhur në 2012.

“Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Policisë Gjermane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 37-vjeçarit me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia bën të ditur se Elton Sako në bashkëpunim me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën “Qemal Stafa”, ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 9 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat