Rrëfimi i studentes shqiptare që gjendet në Kinë, për virusin vdekjeprurës - Bota Sot
Rrëfimi i studentes shqiptare që gjendet në Kinë, për virusin vdekjeprurës

Shqipëria

Rrëfimi i studentes shqiptare që gjendet në Kinë, për virusin vdekjeprurës

Më: 25 janar 2020 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Top Channel ka mundur të bisedojë me  një studente shqiptare e cila jeton në Wuhan epiqendrën e gripit vdekjeprurës.

Josilda Nreaj i tregoi gazetarit të gjatë një bisede në rrjetet sociale, se çdo të thotë të gjendesh në një situatë dramatike ai ajo që është duke kaluar Kina.

“Unë jam mirë faleminderit! Jam studente në Wuhan por për momentin kam marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an. Universiteti na ka njoftuar të qëndrojmë jashtë Wuhan të paktën deri në datë 15 shkurt”.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, thotë se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fsheh frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

“Sigurisht që kam pasiguri dhe po përpiqem të përdor çdo masë të mundshme parandaluese gjithashtu jam dhe vetëm në një provincë tjetër ku nuk e di për sa kohë do të qëndroj. Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën”

Josilda  tha se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat