Aksident në Vlorë, 4 persona të plagosur

Shqipëria

Aksident në Vlorë, 4 persona të plagosur

Më: 25 janar 2020 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e mbrëmjes në Vlorë, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre më rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Potam dhe në të janë përfshirë dy makina dhe një motor.

Burime nga vendngjarja bën me dije për a2 se një nga drejtuesit humbi kontrollin e mjetit dhe më pas u përplas me makinën tjetër dhe motorin.

Personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat