Kërcënon me thikë bashkëshorten, policia arreston 61-vjeçarin

Shqipëria

Kërcënon me thikë bashkëshorten, policia arreston 61-vjeçarin

Më: 26 janar 2020 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

61-vjeçari nga Tirana ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë.

Bashkëshortja e tij ishte e pajisur me një urdhër mbrojtje pas dhunës fizike të përsëritur ndaj saj.

Njoftim i plotë:

Tiranë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me thikë për vrasje bashkëshorten, në banesë, por falë reagimit të shpejtë të Policisë vihet në pranga 61-vjeçari.

Sekuestrohet një mjet prerës(thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Pas njoftimit të marrë se shtetasi F. B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kanë reaguar menjëherë duke parandaluar ngjarjen dhe duke vënë në pranga 61-vjeçarin.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat