Masat për virusin kinez, qytetarët: Jemi informuar nga media, në aeroport s'ka kontrolle

Shqipëria

Masat për virusin kinez, qytetarët: Jemi informuar nga media, në aeroport s'ka kontrolle

Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:58

Edhe pse është njoftuar se aeroporti i Rinasit ka marrë të gjitha masat për përhapjen e virusit që vjen nga Kina qytetarët që udhëtojnë shprehen se nuk janë kontrolluar apo informuar për këtë virus. Madje i vetmi informacion I tyre është media. 

Përhapja e virusit kinez ka shqetësuar edhe qytetarët shqiptarë. Ndonëse është njoftuar se janë marrë të gjitha masat në aeroport për përhapjen e virusit, qytetarët shprehen se nuk kanë pasur kontrolle dhe se janë informuar nga media.

"Nuk kam parë njeri"

"Nuk kam ndonjë këshillë, kam dëgjuar lajmet"

"Nuk më kanë kontrolluar"

E kthyer nga Malpesa e Italisë  kjo zonjë shprehet se vetëm e kanë pyetur nëse ka pasur ose jo shqetësime dhe nuk i është nënshtruar një kontrolli.

"Na pyetën për gjendjen shëndetësore"

Madje ka nga ata qytetarë që për ta parandaluar virusin do të bëjnë vaksinën.

"Do bëj gjilpërë për tu mbrojtur"

Edhe pse vendi ynë ka rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifikuar në Kinë frika e qytetarëve nga rreziku është shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat