Kamioni përplas këmbësorin në Unazën e Elbasanit

Shqipëria

Kamioni përplas këmbësorin në Unazën e Elbasanit

Më: 26 janar 2020 Në ora: 19:32
Foto

Një i moshuar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme gjatë një aksidenti rrugor në Unazën e qytetit të Elbasanit.

Shtetasi D.M., 50 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. H., 80 vjeç,  banues në Elbasan, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat