Meta kujton Holokaustin: Gjenocide dhe akte të tilla çnjerëzore nuk duhen të ndodhin kurrë më

Shqipëria

Meta kujton Holokaustin: Gjenocide dhe akte të tilla çnjerëzore nuk duhen të ndodhin kurrë më

Më: 27 janar 2020 Në ora: 09:03
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar miliona viktima të regjimit nazist në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.

Duke kujtuar edhe luftën e fundit në Kosovë, Meta tha se gjenocide dhe aktet të tilla çnjerëzore nuk duhen lejuar të ndodhin kurrë më në botën ku jetojmë.

Ai tha se ndihet edhe krenar për kombin shqiptar që në periudhën më të errët të njerëzimit, mbrojti dhe mirëpriti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit.

Postimi i plotë i Metës:

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, përkujtojmë me nderim miliona viktima të pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, në mënyrë që antisemitizmi, mungesa e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljet e lirive e të drejtave të njeriut, të mos përsëriten KURRË MË.

Dy dekada më parë në zemër të Evropës, fatkeqësisht ishim dëshmitarë të masakrave e spastrimit etnik dhe fetar në Bosnje e Hercegovinë, dhe Kosovë.

Gjenocide dhe akte të tilla çnjerëzore ndaj kujtdo që i përket një feje, etnie apo kombësie ndryshe, nuk duhet të ndodhin dhe nuk duhen lejuar të ndodhin KURRË MË në botën ku jetojmë!

Krenar për kombin tonë, që në periudhën më të errët të njerëzimit, mbrojti dhe mirëpriti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat