Pengmarrja në Kamëz, policia përqendron operacionin në Shijak

Shqipëria

Pengmarrja në Kamëz, policia përqendron operacionin në Shijak

Më: 27 janar 2020 Në ora: 14:12
Shijak

Një operacion intensiv po zhvillohet nga policia gjatë ditës së sotme në zonën e Shijakut.

Gjithçka ka të bëjë me pengmarrjen e e paradites së 17 janarit, në zonën e Kamzës, pas dyshimeve se në këtë qytet mund të jenë fshehur autorët.

49-vjeçari Jan Prenga, u mor peng rreth orës 11:44, në rrugën “Londër”, pas një konflikti me disa persona dhe që nga ai moment nuk ka më gjurmë prej tij.

Ai u fut me forcë në makinë nga autorët ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën njolla gjaku nga përleshja, si dhe një këpucë, e cila mendohet se i përket Prengës.

Dyshohet se 49-vjeçari pukjan, u fut me forcë në një makinë “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, duke u larguar në drejtim të Urës së Gjolës, në Fushë Krujë.

Hetimet e policisë janë përqendruar në pistën e një konflikti të mëparshëm mes të rrëmbyerit dhe autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat