Shtetasi turk dënohet me 1 vit burg për falsifikim pasaportash e vizash

Shqipëria

Shtetasi turk dënohet me 1 vit burg për falsifikim pasaportash e vizash

Më: 27 janar 2020 Në ora: 14:29
Foto

Gjykata e Tiranës ka vendosur dënimin me 18 muaj burg nga gjykimi të shtetasit turk Selami Simsek i arrestuar në të njëjtën ditë me mësuesin turk tashmë të ekstraduar në vendin e lindjes.

Gjykata e deklaroi fajtor të pandehurin për falsifikim të pasaportave dhe vizave. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të kryejë 1 vit burg.

Prokuroria kërkon shpalljen fajtor dhe dënimin me 1.6 vite burg duke aplikuar gjykimin e shkurtuar 1 vit.

I pranishëm në seancë, avokati tha se dënimi është i rëndë dhe ai ka kaluar 10 muaj burgim. Kështu që ai kërkoi që dënimi ti llogaritet me kohën e paraburgimit.

Vetë shtetasi turk u shpreh se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Me 8 janar, Selami Simsek, kërkoi azil në Shqipëri.

“E nis këtë kërkesë për shkak se në Turqi, shteti mendon se jam anëtar i lëvizjes Gylen dhe mendoj se atje mund ti nënshtrohem keqtrajtimeve”

Në rrëfim për grupin hetimor Selami Simsek ka treguar dhe rrugën si ka mbërritur në Shqipëri dhe destinacioni Toronto, për të cilën ka paguar 5 mijë euro

Ndërkohë Harun Çelik u depërtua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit. Ai u kap dhe u dënua 5 muaj më parë pasi në Rinas hyri me vizë kanadeze false.

Pasi kreu dënimin për falsifikim dokumentesh u depërtua në Turqi por dyshohet se ky veprim ka të bëjë sepse mësuesi turk është pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat