Biberaj: Të radikalizohen protestat, opozita e gatshme për zgjedhje

Shqipëria

Biberaj: Të radikalizohen protestat, opozita e gatshme për zgjedhje

Më: 27 janar 2020 Në ora: 20:00
Aleksandër Biberaj

Edhe pse opozita është ulur tashmë në tryezë me qeverinë, ajo është e gatshme t'i rikthehet protestave nëse nuk largohet kryeministri Edi Rama. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj shprehu qëndrimin e tij për radikalizim të lëvizjes qytetare.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Biberaj tha se mazhoranca është e kapur nga krimi dhe korrupsioni, ndaj nëse nuk largohet më të mirë do largohet me protesta.

Aleksandër Biberaj: Unë jam për radikalizim të lëvizjes qytetare, radikalizim të protestave sepse përndryshe mazhoranca nuk merr vesh. Është një mazhorancë e zhytur në krim, në korrupsion, është një mazhorancë e kapur që realisht është në minorancë sepse rezultatet e 30 qershorit e treguan këtë. Nëse nuk merr vesh në mënyrë demokratike le të marrë vesh në një mënyrë mëse demokratike që janë protestat, revoltat, mosbindja e qytetarëve civile. 

Ai tha se opozita është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, ndaj sipas tij edhe reformës zgjedhore i është lënë një afat jo më i gjatë se 2 muaj, pasi duhet të përgatiten për zgjedhje.

Aleksandër Biberaj: Është menduar një afat dy mujor, mund të ishte më i shkurtër jo më i gjatë në mënyrë që ne të përgatitemi për zgjedhje. Ne kemi bërë takime, jemi aktiv në gjithë territorin dhe jemi të gatshëm të përballojmë çdo sfidë elektorale sado e afërt të jetë ajko dhe për të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat