Biberaj: Për ndërkombëtarët jemi një fshat i braktisur, mazhoranca nuk do hapjen e negociatave

Shqipëria

Biberaj: Për ndërkombëtarët jemi një fshat i braktisur, mazhoranca nuk do hapjen e negociatave

Më: 27 janar 2020 Në ora: 20:04
Aleksandër Biberaj

Ish-deputeti dhe profesori Aleksandër Biberaj nga studio e Ora News tha për politikën ndërkombëtare, Shqipëria vazhdon të jetë një fshat i braktisur.

Biberaj shtoi se vendi ynë është një fshat ku beu i fshatit nuk pyet për ligji as për kushtetutë.

“Ne vazhdojmë të mbetemi fatkeqësisht për politikën amerikane dhe ndërkombëtare një fshat i braktisur, ku drejtuesit e fshatit, beu i fshatit bën ligjin dhe nuk pyet për asnjë kushtetute dhe asnjë lloj ligji, kështu që, shpresoj që kjo histori të mbarojë të mos vazhdojë përjetësisht.” – tha Biberaj.

Ndërkohë duke komentuar për hapjen e negociatave, Biberaj u shpreh se vendeve të BE-së nuk u kushton gjë hapja e negociatave, por duket sikur mazhoranca nuk do që të hapen.

“Francë dhe fuqive të mëdha të Evropës nuk u kushton asgjë po të hapen negociatat, për ne dhe për Maqedoninë e Veriut. I çojmë mesazhin më të keq miqve tanë evropianë, sepse duket sikur mazhoranca nuk do, dhe nuk do realisht sepse një hapje e negociatave është një kontroll, është një monitorim,. BE dhe SHBA kanë hedhur miliona euro që nuk i ka marrë mbrapsht, janë taksat e qytetarëve evropianë. Në një vend që krimi sundon gjithçka, korrupsioni sundon gjithçka, nuk kemi asnjë tender transparent, nuk kemi asnjë investim të huaj direkt.” – tha Biberaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat