“Po afrohen zgjedhjet”, Strazimiri publikon videon e RAI 3: Rritet me 1.200 % kultivimi i kanabisit në Shqipëri

Shqipëria

“Po afrohen zgjedhjet”, Strazimiri publikon videon e RAI 3: Rritet me 1.200 % kultivimi i kanabisit në Shqipëri

Më: 27 janar 2020 Në ora: 22:19
Gent Strazimiri

PD ka reaguar për raportin italian për rritjen me 1200% te kanabisit. Në një reagim ish-deputeti Gent Strazimiri duke publikuar videon e Rai 3  shprehet se po vazhdon sërish mbjellja e hashashit, sepse po afrojnë zgjedhjet dhe çunat duhet të punojnë.

Reagimi i Strazimirit

Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.

Përmban:

- pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,

- farën vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,

Si dhe...

... intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si "është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në.... 2014..."

Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është "mafia shqiptare" .... aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!

KONKLUZIONI?

Po afrohen ZGJEDHJET, dhe "çunat duhet të punojnë"!

KAQË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat