Koronavirusi/ A rrezikon Shqipëria? Ministrja Manasterliu jep detaje, ekspertët: Transmetohet përmes spërklave të pështymës

Shqipëria

Koronavirusi/ A rrezikon Shqipëria? Ministrja Manasterliu jep detaje, ekspertët: Transmetohet përmes spërklave të pështymës

Më: 27 janar 2020 Në ora: 22:52
Ogerta Manastirliu

Koronavirusi në Kinë, prej të cilit kanë vdekur deri tani, me dhjetëra njerëz, është një prej çështjeve të nxehta të aktualitetit botëror. Numri i personave të prekur sa vjen e rritet jo vetëm në Kinë.

Por sa rrezikon Shqipëria.

Në “Real Story” , Neës24, ishte e ftuar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu pohoi se vendi ynë nuk hyn tek vendet me risk.

Ajo theksoi se qeveria shqiptare ka ndërmarrë të gjitha masat për t’i bërë ballë këtij virusi, nëse ndodh që të evidentohen raste. Manastirliu tha se fakti që me Kinën nuk ka linjë direkte, theksoi se ka filtra mbrojtës, pasi udhëtarët që vinë nga ky vend kalojnë në ‘skaner’ në Itali apo dhe Turqi.

“Do doja që të bëja një hyrje paraprake për të treguar situatën, menaxhimin e saj dhe parapërgatitjen nëse do vijë një situatë e tillë. Shqipëria për fat të mirë është vend me risk të ulët për koronaviorus. Ne nuk kemi linja direkte me Kinën".

"Ky është një filter i parë që pengon marrëdhënien direkte të pasagjerëve psh- tiranë-Pekin. Jemi një vend me risk të ulët, për arsye të filtrave që bëhen më parë, në Itali, apo në Stamboll. Ka një sistem karantine për ato vende që me risk të mesëm", tha ajo.

Qeveria shqiptare, ministria, ka marrë masat që në momentet e parë, ne jemi pjesë e OBSH-së. Shqipëria nuk është më një nga ato vendet që një situatë emergjence që e gjen të papërgatitur. Ajo organizohet njësoj si vendet e tjera. Qoftë në burimet njerëzore, sa i takon trajnimeve. Pasi në rastin konkret menjëherë sapo OBSH ka nxjerrë udhëzuesit e vet, ne nxorëm urdhër për të marrë masat dhe për të bërë studime. Ekspertët kanë trajnuar ato persona që qëndrojnë dhe realizojnë filtrin. Psh në aeroportin “Nënë Tereza” kemi pajisje të tilla, si termometrat me lazer. Çdo protokoll realizohet në bazë të shkallës së rrezikshmërisë. Ne kemi një shkallë të riskut të ulët. Me linjat ajrore, njoftohen strukturat e ministrisë dhe aty bëhen filtrat e parë. Në momentin e vendosjes së këtij protokolli, ne kemi vendosur linja komunikimi kemi vendosur linja protokolli për të na informuar për pasagjerët që vinë tranzit. Jemi me të gjitha linjat në dispozicion në raport me personat që udhëtojnë tranzit”, tha Manastirliu.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se e veçanta e këtij virusi është fakti që është i ri dhe që nuk dihet burimi dhe cilat janë rrugët e transmetimit.

“E veçanta e këtij virusi është që është i ri por jo i panjohur nga praktika mjekësore. Është një grup i madh virusesh nga i cili kemi të dhëna nga SARS etj. Çdo vit pësojnë ndryshime gjenetike. E veçanta tjetër apo ‘misteri’ është që ne mjekët kemi shumë pak të dhëna për këtë virus. Kemi shumë pak të dhëna për burimin e virusit. Kemi pasur një mjek të vjetër që thoshte se burimi i viruseve janë derrat”, deklaroi Pipero.

Silva Bino tha se derri si burim virusesh nuk ka lidhje me ushqimin që konsumon, por me ngjashmërinë me njeriun. “Derri është më i adaptuar tek njeriu jo se ushqehet keq. Nuk ka lidhje me atë. Ka lidhje me receptorët tek derri që ngjajnë me njeriun prandaj shërben si një urë. Në histologji studiojmë mëlçinë e derrit”, deklaroi Bino.

Pipero theksoi se ky virus nuk transmetohet nga sytë por nga spërklat e pështymës që mund të merren nëpërmjet duarve nga objektet që preken.

Edhe ai tha se Shqipëria është më pak e rrezikuar por janë marrë masat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat