Magazina me materiale tapicerie përfshihet nga flakët, ja në pronësi të kujt ishte dhe sa përllogaritet dëmi

Shqipëria

Magazina me materiale tapicerie përfshihet nga flakët, ja në pronësi të kujt ishte dhe sa përllogaritet dëmi

Më: 28 janar 2020 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një vatër zjarri, që mori përmasa të mëdha përfshiu mbrëmë rreth, orës 22.45, një magazinë me materiale tapicerie, në lagjen “Shënkoll”, në Elbasan.

Magazina ishte në pronësi të shtetasit Leonard Mustafai, ndërsa nga zjarri raportohet se pati dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Burime jo zyrtare bënë me dije se dëmi i shkaktuar nga zjarri që përfshiu magazinën përllogaritet në vlerën e disa mijëra eurove. Ndërkaq, policia po heton për shkaqet e rënies së zjarrit dhe ende nuk ka një version zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat