Tre të arrestuar dhe 7 në kërkim për pengmarrjen në Kamëz

Shqipëria

Tre të arrestuar dhe 7 në kërkim për pengmarrjen në Kamëz

Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:45
RENEA

Operacioni i një dite më parë në Shijak për gjetjen e 49-vjeçarit Jan Prenga të marrë peng prej 11 ditësh ka përfunduar me tre arrestime.

Policia ka arrestuar shtetasit B.H., O.H. dhe E.H. Ndërkohë në kërkim janë shpallur 7 persona të tjerë.

Të hënën, RENEA dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë ushtruan kontrolle në Shijak për zbulimin e vendndodhjes së Jan Prengës.

Kontrolle janë ushtruar në një prej komplekseve të zonës ndërsa nga kërkimet nuk është evidentuar ende vendndodhja e 49-vjeçarit. Veç arrestimeve, policia sekuestroi dhe një armë zjarri pa leje.

Kontrollit i janë nënshtruar edhe rrethinat e Shijakut për të zbuluar fatin e 49-vjeçarit, ndërsa nga burimet nuk bëhet e ditur për një rezultat konkret.

Edhe pse nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij, policia ka nisur hetimet për të zbuluar motivet e rrëmbimit të tij.

Sipas grupit hetimor për pengmarrjen e 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 16 kg kokainë, e cila nuk është dorëzuar nga i vëllai i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas policisë 49 vjeçari nuk rezulton të jetë person me të kaluar kriminale, apo si person i skeduar me precedentë të mëparshëm.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar.

Një ditë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat